Wednesday, October 31, 2007

JIM MORRISON ( 1943-1971) - 35 vjetori i vdekjes.



















KENGETARI QE IKU PER TE MBETUR MIT E kane quajtur: "Poeti i lirise" dhe "Njeri me zemer te madhe"; "Njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve";. Varri i tij ne Paris eshte vend pelegrinazhi per admiruesit, muzikantet, poetet , njerezit e ardhur nga e gjithe bota. Prej vitesh, gjithkush qe e njeh mire historine e muzikes se rock-ut dhe shkon ne Paris, ndalon ne banesen e perjetshme te Jim Morrison, ne kujtim te artistit brilant, por po aq edhe veteshkaterrues.


_______________________________________________________ Ne nje varr te vogel ne varrezen e Pere Lachaise, prehet lideri i "The Doors", nje nga grupet me te njohur amerikane te viteve '60 te shekullit te kaluar. Ai u gjet i vdekur me 3 korrik te vitit 1971, ne apartamentin e tij ne Paris, ku ishte vendosur per te pushuar dhe per te shkruar kater muaj me pare me te dashuren e tij, Pamela Courson. Disa agjenci lajmesh njoftuan se, ne kete pervjetor te 35-te vdekjes, se Jim Morrison, banesa e tij e perjetshme eshte vizituar nga qindra njerez. Shumekush e ka quajtur "njeri me zemer te madhe"; "njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve"; apo edhe "poeti i lirise". Shume lule, vizatime, foto, qirinj, mesazhe dhe partitura kane mbuluar vendin ku prehet idhulli i rok-ut, i dashuruari i blues-it, i lindur ne Melbourn-Florida me 8 dhjetor 1943, (37 vjet me vone ne te njejten date do te vritej John Lennon). "James Douglas Morrison (1943-1971)", shkruhet ne pllaken metalike te varrit shoqeruar me nje thenie klasike greke, "Ishte nje demon". Ne vitin 1990, u vodh nga varri busti i Morrison, ndoshta nga ndonje admirues, bust i cili nuk u gjet me kurre. Shkrime te te gjitha llojeve, mbulojne banesen e tij te perjetshme. Bile me pare ne hyrje te varrezes, disa shigjeta tregonin edhe rrugen qe te çonte drejt “Morrison”-it . Edhe varret e te famshmeve, Oscar Wilde (i mbuluar nga tekste dhe te puthura), Maria Callas, Edith Piaf, Sarah Bernhardt, deri te Chopin, Moliere y La Fontaine, qe gjenden ne kete varreze, duket se nuk kane zgjuar kaq shume pasione se sa Morrison. Por nuk kane munguar asnjehere edhe kundershtare te jetes se Morrison-it, te cilet e percaktojne ate si nje njeri qe ka sjelle me shume fatkeqesi se sa kenaqesi. Pika me kulminante ne varrin e Morrison cilesohet viti 1991, kur ne 20-vjetorin e vdekjes se tij, policia u detyrua te perdore gaz-lotesjelles per te larguar admiruesit e zhurmshem qe i ‘kishin pushtuar’ varrin. E verteta eshte se Parisi me teper e mbajti Morrison, per detyrim - sipas burimeve anonime, familja nuk donte te merrte trupin e tij e turperuar nga jeta e tij "seks, droge dhe rock and roll". Ndonese shume e besojne vdekjen e tij per shkak te mbidozes se droges- mjeket u shprehen zyrtarisht se shkak per vdekjen e tij kishte qene nje atak kardiak. Por pavaresisht trajektores se karrieres se liderit te grupit “The doors,” (u ndalua dhe u gjykua kur doli i zhveshur ne nje koncert ne Majami), Morrison si poet la gjurme ne historine e rock-ut me tekstet e tij enigmatike mbi anen e erret e jetes. Eshte fakt qe, Ai, u konsiderua me shume se kengetar, poet dhe gjate jetes se tij publikoi librat ,"The lords", "The New Creatures" dhe "An American Prayer". Pas vdekjes, prinderit e se dashures se tij, Pamela Courson, e cila gezon te drejtat e vepres se tij, botuan dy libra me poezi mbi disa fletore me shenime te Morrison. Ne 1979, Jerry Hopkins dhe Daniel Sugerman publikuan nje biografi jo zyrtare te Morrison qe arriti nje rekord ne shitje. Ndersa ne 1991, regjisori Oliver Stone realizoi nje film mbi jeten e Morrison, film i cili u kritikua per mungese objektiviteti. Ne vitin 1997, anetaret e "The Doors" hodhen ne shitje kater disqe ku kishte edhe kenge te panjohura te grupit , kenge te njohura dhe incizime nga koncerte live. "Une nuk kendoj, une bertas", thoshte gjithnje Morrison, i njohur edhe si aktor gjenial, i cili ne jeten e tij kishte deklaruar se kishte pasur idhuj, legjendat , Elvis Presly, Frank Sinatra, Bob Dylan, The Kinks etj. Nje fletore me shenime qe Morrison i kishte hedhur gjate qendrimit te tij ne Paris, si dhe disa fotografi te fundit te muzikantit aktualisht ndodhen ne Londer. Çmimi i fletores e cila hedh drite mbi gjendjen e tij mendore dhe shpirterore perpara vdekjes tragjike ka arritur deri me tani ne 150.000 Euro. Gjithsesi, sfida e Jim Morrison, eshte se kenget e grupit amerikan, "The Doors", si "L.A. Woman", "Riders on the storm", "The end", "Roadhouse blues", "Light my fire", "Hello i love you" o "Break on through (to the other side)" nuk kane per te munguar kurre ne asnje antologji te epokes se muzikes...(!) ____________________________________________________________ A U T O- I N T E R V I S T A Jam i mendimit që është intervista forma e re e artit. Dhe mendoj që auto-intervista është esenca e krijimtarisë. Ti bësh pyetje vetvetes dhe të mundohesh të gjesh përgjigjet. Shkrimtari është pikërisht ai që i jep përgjigje një serie pyetjesh të pabëra. Ngjan paksa me përgjigjen e pyetjeve në bankën e dëshmimtarëve. Eshtë ajosituatë e pazakontë në të cilën mundohesh të saktësosh diçka të ndodhur në të kaluarën dhe ku mundohesh të kujtosh me ndershmëri se kush ishin qëllimet që kishe. Eshtë një ushtrim mental deciziv. Një intervistë të jep shpesh mundësinë ti vësh përballë mëndjes tënde një rradhë pyetjesh, gjë që për mendimin tim është ajo që nënkuptohet për art. Një intervistë të jep edhe rastin të fshish të gjitha gjërat e kota.... duhet të kërkosh të jesh i qartë, shprehës, në temë...jo më stërzgjatje. Forma e intervistës i ka rrenjët e saja në konfesimin, në debatin dhe në krahasimin e kryqëzuar. Pasi ke thënë diçka një herë, nuk ka më mënyrë për të trajtuar. Tepër vonë. Eshtë me të vërtetë një moment thelbësor. Unë jam tepër i varur nga loja e artit dhe literaturës: heronjtë e mi janë artistë ose shkrimtarë. Kam dashur gjithnjë të shkruaj, por pastaj kam menduar se s'do të kishte dalë ndonjë gjë për të qenë deri sa kur dora ime të merrte lapsin dhe të fillonte të lëvizte për hesap të vet, pa më përzier aspak mua. Si shkrimi automatik. Por kjo nuk ndodhi kurrë. Natyrisht kam shkruar disa poezi; aty nga e katra apo e pesta elementare, më duket, kam shkruar një poezi të titulluar Pony Express. Eshtë e para që kujtoj. Ishtë një nga ato poezitë tip ballade. Sidoqoftë nuk arrita asnjëherë t'a përfundoj. Horse Latitudes e kam shkruajtur kur isha në Gjimnaz. Kam pasur gjithnjë një thes me blloqe, në Gjimnaz dhe në Universitet: pastaj kur mbaroi shkolla, për ndonjë arsye të kotë - apo ndoshta ishte mençuri - i hodha tutje të gjithë...Shkruaja në ato blloqe notë pas note. Por ndoshta po të mos i kisha flakur nuk do të kasha shkruar asnjëherë diçka origjinale - sepse ishin më tepër grumbuj gjërash që kisha lexuar apo dëgjuar, si citime prej librave. Besoj se po të mos isha liruar prej tyre nuk do të kisha qenë kurrë i lirë. Dëgjoni, poezia e vërtetë nuk thotë asgjë, rrjeshton vetëm mundësi. Hap të gjithë dyert. Dhe ju mund të kaloni nga ajo që dëshironi. ...dhe ja pse poezia më tërheq kaq shumë... sepse është e përjetshme. Për deri kur të ketë njerëz, njerzit mund të kujtojnë fjalët dhe kombinimet e fjalëve. Askush tjetër sikurse poezia dhe kënga ka mundësinë të mbijetojë një olokausto. Askush nuk mund të mbaj mend një tregim të tërë. Askush nuk mund të përshkruaj një film, një skulpturë, një pikturë por, përderisa të ketë qenie njerzore, këngët dhe poezia mund të vazhdojnë. Në qoftë se poezia ime kërkon të arrijë diçka, është të lirojë njerzit nga mënurat e kushtëzuara në të cilat sheh dhe dëgjon. Los Angeles, 1969- 71 - JIM MORRISON __________________________________________
POEZI 1966 - 1971 __________________________________________ FUQI Unë mund të bllokoj tokën në Trajektoren e saj. Isha unë ai që/ hoqi makinat blu. Unë mund të bëhem i padukshëm apo i vogël. Unë mund të bëhem gjigand & i pasur dhe të arrij gjërat më ekstreme. Unë mund të ndryshoj ecjen e natyrës. Unë mund udhëtoj kudo në hapsirë dhe në kohë. Unë mund të zgjoj të vdekurit. Unë mund të ndej gjërat e botëve të tjera, në thellësi të mendjes sime, dhe të mendjes të të tjerëve. Unë mundem. Unë jam. _____________________ Titulli origjinal : WILDERNESS-the lost writings of Jim Morrison


Shijoni dhe nje Video te cilen kam shtuar ketu:





Dergo nje mesazh deri tek Jimmy
Custom Search